Lidhje

Arrestohet udhëheqësi i Lëvizjes Vetvendosja, Albin Kurti


Arrestohet udhëheqësi i Lëvizjes Vetvendosja, Albin Kurti
Arrestohet udhëheqësi i Lëvizjes Vetvendosja, Albin Kurti

Në Kosovë, policia arrestoi sot pasdite udhëheqësin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Arrestimi pasoi një takim me gazetarë në selinë e kësaj lëvizjeje e cila shënoi përvjetorin e themelimit. Veprimtarët e lëvizjes akuzuan policinë për përdorim e dhunës në ndërhyrjen e sotme, gjatë së cilës janë arrestuar edhe gjashtë veprimtarë të tjerë. Në shenjë revolte, pjesëtarët e kësaj lëvizjeje përmbysën disa makina te EULEX-it.

Arrestimi i zotit Kurti u bë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga një gjykatës i Misionit të Bashkimit Evropian për Policinë e Drejtësinë dhe ai pasoi dështimin disa herë me radhë të policisë për zbatimin e fletarrestimit. Zoti Kurti ka refuzuar të paraqitet në procesin gjyqësor kundër tij që ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007 kur dy persona humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë një protestë të kësaj lëvizjeje.

Zoti Kurti, akuzohet si pjesëmarrës në një turmë që ka kryer vepra penale dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare, si dhe për thirrje për rezistencë. Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj zotit Kurti.

Pak para arrestimit, zoti Kurti publikoi vendimin e lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, por ai hodhi poshtë mundësinë që kjo lëvizje të shndërrohet në parti politike.

XS
SM
MD
LG