Lidhje

Një amerikan arrestohet se planifikonte sulme në stacionet e metrosë së Uashington


Një amerikan arrestohet se planifikonte sulme në stacionet e metrosë së Uashington
Një amerikan arrestohet se planifikonte sulme në stacionet e metrosë së Uashington

Një pakistanezo-amerikan u arrestua sot nën akuzat se po planifikonte sulme në stacionet e metrosë së kryeqytetit amerikan Uashington, dhe për këmbim informacioni me njerëz që mendohet të kenë lidhje me al-Kaidën.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë thanë se 34 vjeçari Faruk Ahmed kishte fotografuar stacione të metrosë në Uashington dhe planifikonte sulme të njëkohshme me bombë. Zyrtarët kishin mbikqyrur stacionet në muajin prill dhe kishin ndjekur nga afër veprimtaritë e tij.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, Dejvid Kris tha se ky rast nënvizon nevojën për një vigjëlencë të vazhdueshme kundër kërcënimeve terroriste.

Ahmed, i lindur në Pakistan dhe me shtetësi amerikane, akuzohet për 3 vepra penale, përfshirë përpjekje për të dhënë mbështetje materiale për një organizatë terroriste dhe planifikimin e një sulmi terrorist në një qendër traziti.

Nëse gjehet fajtor, ai mund të përballet me një dënim maksimal prej 50 vjetësh në burg.

XS
SM
MD
LG