Lidhje

Bankomati që në vend të parave nxjerr flori

  • Zëri Amerikës

Bankomati që në vend të parave nxjerr flori

Bankomati që në vend të parave nxjerr flori

Këtë stinë festash kur njerëzit ende vazhdojnë të shpenzojnë për dhuratat e Krishtlindjes, një kompani gjermane, e quajtur EX Oriente Lux, ka vendosur një bankomat, e cila në vend të parave, nxjerr flori.

Ai është vendosur në një qendër tregtare ku shkojnë zakonisht për të blerë të pasurit, në Boca Raton të Floridës. Është një qytezë e vogël në jug të gadishullit, ku ka shumë palma, ndërtesa të lyera me bojë rozë dhe pensionistë të pasur.

Këta të fundit, në vend që të blejnë dhurata të shtrenjta për njeri-tjetrin, apo për të afërmit e tyre, preferojnë ta japin dhuratën në flori.

Pllakat e floririt që nxjerr makina janë të përmasave dhe çmimeve të ndryshme dhe ato janë të paketuara me kujdes në kuti të shtrenjta dhuratash.

Por makina që nxjerr flori nuk është një zgjidhje vetëm për njerëzit që blejnë dhurata. Në kushtet e krizës ekonomike, që shoqërohet me luhatjen e vlerës së monedhave, floriri duket se është metali i çmuar që e ka ruajtur më mirë vlerën e tij, prandaj një numër investitorësh preferojnë këto ditë të blejnë flori.

XS
SM
MD
LG