Lidhje

Australi, dhjetra të vdekur pas çarjes së varkës me azilkërkues

  • Zëri Amerikës

Australi, dhjetra të vdekur pas çarjes së varkës me azilkërkues

Australi, dhjetra të vdekur pas çarjes së varkës me azilkërkues

Autoritetet në Australi thonë se dhjetra njerëz kanë vdekur, pasi një varkë e mbushur me persona që mendohet se ishin azilkërkues u ça sot në brigjet shkëmborë të një ishulli të largët.

Zyrtarët e doganave thanë se 42 persona mundën të shpëtojnë dhe se janë gjetur 27 trupa pas tragjedisë që ndodhi në ishullin Christmas, që ndodhet në Oqeanin Indian, disa mijëra kilometra në veriperëndim të Australisë.

Fillimisht zyrtarët thanë se në varkën prej druri, e cila u përplas në brigjet shkëmborë nga dallgët e mëdha, ndodheshin 70 persona.

Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit i tha Zërit të Amerikës se janë shpërndarë një numër ekipesh mjekësore për të ndihmuar tre persona të plagosur rëndë.

XS
SM
MD
LG