Lidhje

Konferencë mbi autizmin, synimi të ndihmohen mësuesit dhe prindërit që ndeshen me autizmit

  • Vidushi Sinha

Konferencë mbi autizmin, synimi të ndihmohen mësuesit dhe prindërit që ndeshen me autizmit

Konferencë mbi autizmin, synimi të ndihmohen mësuesit dhe prindërit që ndeshen me autizmit

Një konferencë mbi autizmi është duke u zhvilluar në shtetin e Pensilvanisë. Qëllimi është që të ndihmojë mësuesit dhe prindërit që ndeshen me problemet e autizmit. Autizmi prek aftësinë e një personi që të komunikojnë dhe të ndërveprojnë, por simptomat ndryshojnë. Studimeve të reja janë duke sfiduar mendimin e deritanishëm se autizmi është sëmundje gjenetike ose e trashëguar. Tani disa ekspertë thonë se mjedisi gjithashtu duhet të merret parasysh.

Max është një djalë dhjetë vjeçar me autizëm. Kohët e fundit, nëna e tij u bëri thirrje ligjvënësve për të caktuar më shumë fonde për të gjetur shkakun dhe një kurë për autizmin.

Mary Moen, nëna e tij thotë se të gjitha familjet e fëmijëve me autizëm gjithmonë bëjnë pyetjen, - cili është shkaku i kësaj sëmundjeje? Për një çrregullim kaq kompleks, përgjigja nuk është e thjehstë.

Në fakt, Autizmi është një grup çrregullimesh, që ndikojnë në aftësinë e personit për t'u përfshirë e ndërvepruar në shoqëri. Autizmi vihet re më shpesh tek djemtë se sa tek vajzat.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë e shkakton atë, por përveç një shkakaktari të mundshëm gjenetik, ata tani janë duke u përqëndruar edhe në ndikimin që mund të ketë mjedisi, ose një kombinim i të dyjave.

Në Universitetin e Kalifornisë në Davis, Dr Isaku Pessah është duke studjuar ndikimin e mjedisit në zhvillimin e trurit dhe autizmit. Ai po përpiqet të identifikojë llojet e mjediseve që kontribuojnë në rritje të rrezikut të përgjithshëm të popullsisë dhe përcaktimin e grupeve mjedisorë ndaj të cilave njerëzit janë më të ndjeshëm.

Dr Pessah thotë se ekzistojnë rreth 80 mijë kimikateve të përdorura komercialisht që mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Paul Anastas i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit argumenton shtimi i dukshëm i rasteve të autizmit nuk është vetëm rezultat i përmirësimit të mënyrave të diagnostikimit të këtij çrregullimi. Shpesh debatet përqëndrohen në çështjen nëse autizmi është çrregullim gjenetik ose i ndikuar nga mjedisi. Doktor Anastas thotë se ndryshimet gjenetike ndodhin ngadalë dhe kjo nuk i përgjigjet shtimit të shpejtë të rasteve të autizmit, prandaj shkaku duhet kërkuar tek mjedisi ose tek kombinimi i të dy këtyre faktorëve.

Metalet e rënda, si plumbi, dhe kimikate si insekticide kohët e fundit kanë qenë të lidhura me çrregullime tek foshnjet dhe probleme psikike tek fëmijët siç është çrregullimi ADHD, që i bën fëmijët të tregohen të pavemendshëm dhe hiperaktive.

Doktor Brus Lanphear në Spitalin e fëmijëve në Cincinnati thotë se ka prova të reja për një numër kimikatesh të reja në mjedis, shumë prej të cilëve shpesh gjenden në organizmin e grave shtatzëna dhe të fëmijë. Të gjitha këto ndikojnë në zhvillim mendor dhe sjellje shoqërore të fëmijëve.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se një formë e autizmit mund të prekë 1 në çdo 150 fëmijë amerikanë.

Prindërit e fëmijëve me autizëm thonë se shërbime më të mira dhe burime janë të nevojëshme. Por më e rëndësishme është gjetja e shkakut të sëmundjes kështu që ajo mund të parandalohet ose kurohet.

XS
SM
MD
LG