Lidhje

Badlands, pejsazh kodrash të rrumbullakta dhe lëndinash me bar


Badlands, pejsazh kodrash të rrumbullakta dhe lëndinash me bar
Badlands, pejsazh kodrash të rrumbullakta dhe lëndinash me bar

Parku Kombëtar Badlands prej rreth një mijë kilometra katrore kodrinash të rrumbullakta shkëmbore e lëndinash me bar është një pejsazh tejet i larmishëm si në asnjë vend tjetër në Shtetet e Bashkuara. Me një histroi 11 mijë vjeçare dhe me një shtrat fosilesh që datojnë nga 23 deri në 35 milion vjet, ai përbën zonën më të pasur të botës me gjurmët e qënive të gjalla. Në serialin “Parqet Kombëtare të Amerikës” do t’ju sjellim sot pamje nga Parku Badlands në Dakotën e Jugut.

Edhe njerëzit më të ashpër të zonave të thella sfidohen nga vende si ky. Një ferr i vërtetë, tokë e djegur tërësisht nga zjarri. Kështu e përshkroi gjeneral Alfred Sully këtë rajon të Dakotës së Jugut kur u dërgua atje në vitet 1880-të. Edhe tributë e amerikanëve autoktonë të Dakotës i shmangeshin këtij vendi. Ata e quajtën atë Maka Chiga, Badlands, tokat e këqia. Dhe këtë emër mban ky vend deri më sot.

Dikur, në kohët antike, ky ishte tabani i një deti kontinental. Pastaj ai u ngrit, shkau dhe më në fund u tha nga të njejtat forca titanike që formuan Malet Shkëmbore rreth 65 milionë vjet më parë.

Këto ujra gërryen kanionet dhe mesat e gdhendura nga era janë një rast klasik i studimit të erozionit që vazhdon t’i ndryshojë ato. Çdo rrjedhë tëposhtë ndryshon formën e rrëzave të shkëmbinjve të thepisur të Parkut Kombëtar Badlands.

Ky është një nga pejsazhet e botës që po shpërbëhet më me shpejtësi. Eventualisht thepat shkëmbore do të bien, rëpirat e zhveshura do të zhduken dhe gjithë kjo zonë do të kthehet në një fushë të gjerë. Por ky proces transformimi do të marrë disa miliona vjet.

Vizitorët e sotëm mbeten shpesh të mahnitur se fosilet e kuajve, krokodilëve dhe breshkave të mëdha të detit janë pjesë e këtij pejsazhi të rreshkur. Mace të egra dhe krijesa të tjera që janë zhdukur prej kohësh endeshin këtu shumë vjet më parë. Sot, një tjetër kafshë e Amerikës së vjetër endet në Badlands dhe ky është bizoni.

Në vend që të braktisej dhe harrohej, ky pejsazh i çuditëshëm pret mijëra vizitorë çdo vit. Shumë prej tyre bien dakord me Theodore Roosevelt-in kur vinë këtu, i cili dikur kishte një fermë në Badlands të Dakotës së Veriut, të cilën e kishte përshkurar “si një vend plot kuriozitete, me një bukuri fantasitike në llojin e vet”.

Madje, arkitekti i famshëm, Frank Lloyd Wright, gjeti spiritualitetin në piramidat, thepat dhe majat e Badlands. Sipas fjalëve të tij “Këtu për herë të parë materia është plotësisht në gjendje të lirë dhe lidhja me atë që njeriu shpesh e quan zot është e pashmangshme këtu”.

XS
SM
MD
LG