Lidhje

Bagdat: Tre shpërthime trondisin kryeqytetin irakian, dhjetra të vrarë

  • Zëri Amerikës

Bagdat: Tre shpërthime trondisin kryeqytetin irakian, dhjetra të vrarë

Bagdat: Tre shpërthime trondisin kryeqytetin irakian, dhjetra të vrarë

Zyrtarët irakianë thonë se tri shpërthime me makina bombë tronditën sot qendrën e Bagdatit duke lënë të paktën 41 të vrarë dhe rreth 200 të plagosur.

Sipas zyrtarëve, dy nga shpërthimet ndodhën pranë ambasadave iraniane, egjiptiane, gjermane dhe spanjolle. Policia tha se shpërthimet të cilat u kryen thuajse njëkohësisht ishin vetvrasëse dhe arriti të parandalonte një shpërthim të katërt. Ato tronditën ndërtesa, thyen xhamat e dritareve dhe krijuan një shtëllungë të madhe tymi mbi kryeqytetin irakian.

Sulmet e sotme thyen periudhën e qetësisë në Bagdad pas zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.

Zyrtarët e parashikonin keqësimin e gjendjes së sigurisë ndërkohë që vazhdojnë debatet rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe fraksionet kundërshtare punojnë për të krijuar një qeveri uniteti.

Këto sulme masive të bashkërendura u ngjajnë shpërthimeve në pika të rëndësishme të qytetit që kanë lënë të vrarë 400 njerëz që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Policia bëri të ditur se nga një shpërthim bombe në Mosul që kishte si objektiv një patrullë policie u vranë dy vetë dhe u plagosën të paktën 20 të tjerë.

XS
SM
MD
LG