Lidhje

Bahrein: Ushtria shton masat e kontrollit në kryeqytet

  • Zëri Amerikës

Bahrein: Ushtria shton masat e kontrollit në kryeqytet

Bahrein: Ushtria shton masat e kontrollit në kryeqytet

Në Bahrein, forcat e sigurimit hapën zjarr, ndërsa pjesëmarrësit në një ceremoni varrimi u nisën drejt sheshit qendror Perl, megjithë ndalimin nga qeveria të protestave. Incidenti ndodhi ndërkohë që mijëra veta u mblodhën në fshatrat përreth kryeqytetit Manama për të varrosur viktimat e dhunës së djeshme, përdorur nga forcat e sigurimit për të shtypur protestat anti-qeveritare. Ndërkohë, qindra përkrahës të qeverisë, me flamuj në duar, dolën sot nëpër rrugët e kryeqytetit, megjithëse ushtria ka ndaluar grumbullimet publike.

Ushtria e Bahreinit thotë se ka marrë nën kontroll kryeqytetin e vendit, Manama.

Disa njerëz humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën, ndërsa forcat e sigurimit vërshuan në kampet me tenda të protestuesve në sheshin qendror Perl. Protestuesit u habitën nga përdorimi i tepruar i forcës.

“Ne nuk dëmtuam askënd. Ne po flinim, kur forcat e sigurimit na sulmuan e na shtypën”.

Autoritetet duket se janë të vendosur të parandalojnë shndërimin e sheshit Perl në një pikë grumbullimi për protestuesit, siç ndodhi në sheshin Tahrir në Kairo të Egjiptit, protesta që kanë frymëzuar grupet e opozitës në Bahrein.

Saed Shahabi është një figurë e njohur në Lëvizjen për Lirinë e Bahreinit në Londër. Ai shpregon motivet e protestuesve.

“Mungesa e fuqisë politike. Shumica e shoqërisë dhe vetë vendasit trajtohen si qytetarë të klasës së dytë nga aspekti ekonomik, politik dhe kulturor.”

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kalifa bin Salman al-Kalifa, i cili ka qënë në pushtetit që nga viti 1971.

Disa analistë thonë se zhvillimet në Bahrein mund të kenë ndikim në vendet fqinje. Dhe kjo për disa arsye, si për shembull pozita gjeografike dhe përbërja etnike e vendit. Opozita shia e Bahreinit është larguar nga parlamenti në shenjë proteste ndaj shtypjes së protestuesve. Gjithashtu, në Bahrein ndodhet baza më e madhe e marinës amerikane në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG