Lidhje

Krerë nga vendet ballkanike, thirrje BE-së për vazhdimin e zgjerimit

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që vendet e tyre të pranohen si anëtare në takimin e nivelit të lartë të javës së ardhëshme.

Në takimin e zhvilluar sot në Sarajevë, presidentët e Bosnjes, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi shprehën shqetësimin se kriza e tanishme financiare në Evropë do të pakësojë shanset e tyre për t’u pranuar në bllokun prej 27 vendesh.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha se nuk është zgjerimi i Bashkimit Evropian shkaku i krizës, prandaj anëtarësimet e reja nuk duhet të pezullohen.

Udhëheqësit e këtyre vendeve u bënë thirrje ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të ritheksojnë angazhimin e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si anëtare në takimin e nivelit të lartë të javës së ardhëshme në Sarajevë.

XS
SM
MD
LG