Lidhje

BBC njofton shkurtimin e 2000 vendeve të punës gjatë 5 vjetëve të ardhshëm

  • Zëri Amerikës

BBC njofton shkurtimin e 2000 vendeve të punës gjatë 5 vjetëve të ardhshëm

BBC njofton shkurtimin e 2000 vendeve të punës gjatë 5 vjetëve të ardhshëm

Korporata Britanike e Transmetimeve, BBC ka njoftuar planet për shkurtimin e 2 mijë vendeve të punës gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të ulur deficitin record.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC Mark Tompson tha në një takim me personelin sot se vendimi pason një proces 9-mujor konsultimesh mbi mënyrat për të shkurtuar shpenzimet.

Zoti Thompson tha se ulja prej 20 për qind e buxhetit bënte të nevojshme shkurtime të ndjeshme në të gjitha nivelet e organizatës, që do të ishin më të gjerat në historinë e BBC.

Zoti Thompson tha se BBC nuk mund të ruajë emrin e saj si media cilësore nëse detyrohet të bëjë shkurtime të mëtejshme. Ai tha se kjo do të jetë hera e fundit që BBC do të jetë në gjendje të realizojë shkurtime të tilla, pa një ndikim të dukshëm në reduktimin e shërbimeve apo rënien e cilësisë, ose të dyja së bashku.

XS
SM
MD
LG