Lidhje

BE, thirrje Iranit të mos bllokojë transmetimet satelitore ndërkombëtare


BE, thirrje Iranit të mos bllokojë transmetimet satelitore ndërkombëtare
BE, thirrje Iranit të mos bllokojë transmetimet satelitore ndërkombëtare

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Iranit të mos bllokojë transmetimet satelitore ndërkombëtare dhe të mos censurojë internetin.

Ministrat e jashtëm të BE-së thanë në një deklaratë sot se Irani duhet t’i ndalojë ndërhyrjet elektronike menjëherë. Ministrat thanë se janë të gatshëm të marrin masa për t’i dhënë fund një situate që ata e quajtën të papranueshme.

Irani ka bllokuar valët e BBC-së britanike, Deutsche Welles gjermane dhe operatorin satelitor francez Eutelsat për të ndaluar transmetimet radiofonike dhe televizive.

Teherani ka bllokuar edhe transmetimet e Rrjetit Persian të Lajmeve të Zërit të Amerikës.

Zyrtarët amerikanë thonë se Irani vazhdon të mos e lejojë popullin e tij të dëgjojë dhe të shohë lajmet që kanë të bëjnë me protestat anti-qeveritare që filluan pas rizgjedhjes së debatueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG