Lidhje

Komisioni parlamentar belg voton për të mos lejuar gratë të veshin burka


Komisioni parlamentar belg voton për të mos lejuar gratë të veshin burka
Komisioni parlamentar belg voton për të mos lejuar gratë të veshin burka

Një komision parlamentar belg votoi njëzëri sot për të mos lejuar gratë të veshin burka dhe niqabin islamik në publik.

Dhoma belge e Përfaqësuesve pritet të votojë mbi këtë çështje në prill.

Nëse miratohet, Belgjika do të jetë vendi i parë në Evropë që e bën të paligjshme mbulimin nga koka te këmbët me burka dhe mbulimin e fytyrës nga niqabi në publik.

Në fillim të këtij viti, një komision parlamentar francez bëri thirrje për moslejimin e grave me burka në vendet publike.

Megjithatë, dje, Këshilli francez i Shtetit, organizmi më i lartë administrativ, paralajmëroi se çdo ndalim i tillë do të ishte jokushtetues.

Në vitin 2004, qeveria franceze miratoi një ligj që ndalonte vajzat myslimane të vinin shami koke në shkolla.

XS
SM
MD
LG