Lidhje

Ditë zie nesër në Belgjikë për viktimat e aksidentit automobilistik

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë belgë e kanë shpallur të premten ditë zie kombëtare pasi një aksident vdekjeprurës ndodhi në një tunel në Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e 28 njerëzve, shumica fëmijë.

Zyrtarët thonë se trupat nisen sonte për në Belgjikë.

7 shtetas holandezë dhe 21 belgë u vranë kur autobuzi me të cilin udhëtonin u përplas me murin e një tuneli në rajonin e Valaisit. Mes të vrarëve janë dy shoferët, stafi i të rriturve dhe 22 fëmijë nga dy shkolla katolike në Belgjikë. Belgjika po mban zi për vdekjen e 28 personave, shumica e tyre fëmijë, të cilët humbën jetën të martën kur autobuzi me të cilin udhëtonin u përplas në një tunel në Zvicër.

Sot, pjestarë të familjes dhe miq të viktimave vendosën lule në vendin ku ndodhi aksidenti.

Familjarët ishin të pranishme për të kryer identifikimin e trupave përpara nisjes së tyre në atdhe.

Familjarët e viktimave u çuan në morgun e qytetit zvicerian Sion, ku ishin vendosur trupat e disa prej 22 fëmijëve dhe 6 të rriturve të cilët humbën jetën në aksidentin e së martës.

Ndërkaq, lule u vendosën edhe në një shkollë në Belgjikë, ku ishin nxënës 7 prej fëmijëve që mbetën të vdekur në aksident.

Ndërkaq në Zvicër kanë arritur edhe prindërit e fëmijëve të mbijetuar që janë në spital. Mjekët thonë se ata kryesisht kanë thyerje të kockave. Autoritet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Deri tani është zbuluar se makina po ecte me shpejtësi normale.

XS
SM
MD
LG