Lidhje

Elio di Rupo, kryeministri i ri i Belgjikës

  • Zëri Amerikës

Elio di Rupo, kryeministri i ri i Belgjikës

Elio di Rupo, kryeministri i ri i Belgjikës

Socialisti Elio Di Rupo bëri betimin si kryeministri i ri i Belgjikës, duke i dhënë fund një periudhe prej një viti e gjysëm kur vendi ishte pa qeveri të rregullt.

Zoti Di Rupo bëri betimin sot në një ceremoni të kryesuar nga Mbreti Albert II i vendit, në pallatin mbretëror në Bruksel.

Anëtarë të koalicionit shumëpartiak të zotit Di Rupo bënë gjithashtu betimin.

Dje, Mbreti Albert emëroi zotin Di Rupo si kryeministri i parë frankofon i vendit në afro 4 dekada.

Më parë, negociatorët belgë kishin ndeshur në probleme gjatë përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike, kulturore dhe ekonomike mes pjesës flamane dhe asaj frëngjisht-folëse të vendit. Të dyja palët u detyruan të bashkëpunojnë, pas presionit nga BE dhe rënies së vlerësimit për tregun belg në kuadrin e krizës financiare.

XS
SM
MD
LG