Lidhje

Marrëveshje në Belgjikë për kapërcimin e krizës politike

  • Zëri Amerikës

Marrëveshje në Belgjikë për kapërcimin e krizës politike

Marrëveshje në Belgjikë për kapërcimin e krizës politike

Në Belgjikë, partitë që flasin gjuhën flamande dhe atë franceze, thonë se kanë arritur marrëveshje lidhur me çështje të rëndësishme, drejt formimit të një qeverie të re 15 muaj pas zgjedhjeve në atë vend. 8 partitë thanë sot se kanë arritur marrëveshje për ta ndarë një distrikt elektoral në rajonin dy-gjuhësh të Brukselit.

Partitë bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se bisedimet për politikat ekonomike dhe ato sociale do të rifillojnë po sot. Belgjika nuk ka patur qeveri që nga 10 qershori i vitit të kaluar, për arsye se udhëheqësit e komuniteteve tepër të ndara që flasin frengjisht dhe gjuhën flamande nuk arritën të formonin një qeveri koalicioni.

XS
SM
MD
LG