Lidhje

Bjellorusi: Lukashenko injoron akuzat për manipulime në zgjedhje


Bjellorusi: Lukashenko injoron akuzat për manipulime në zgjedhje
Bjellorusi: Lukashenko injoron akuzat për manipulime në zgjedhje

Presidenti Aleksander Lukashenko i Bjellorusisë nuk u ka kushtuar vëmendje akuzave se i ka fituar zgjedhjet përmes fallsifikimit të votimeve dhe dhunës.

Zoti Lukashenko tha se qeveria e tij arrestoi më shumë se 600 njerëz nga mijëra të tjerë në Minsk që u pëleshën me policinë ndërkohë që protestonin rizgjedhjen e tij. Ai i quajti protestuesit, vandalista.

Sot, diplomatët amerikan dhe evropian e dënuan Bjellorusinë për përdorim të dhunës së tepruar kundër demostruesve të dielën. Shtatë nga nëntë kandidatët presidencial gjithashtu u arrestuan.

Ambasada amerikane tha përmes një deklerare se “ishte e shqetësuar” nga rrahjet dhe ndalimet e kandidatëve. Në dekleratë po ashtu theksohet shqetësimi për largimin me dhunë të udhëheqësit të opozitës Vladimir Neklyayev nga një spital në Minsk nga individë të panjohur pasi ai ishte rrahur nga policia.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, i kritikoi ato që i cilësoi numërim të gabuar të votave që i dhanë zotit Lukashenko një fitore të madhe. OSBE i kërkon qeverisë bjelloruse që të mbajë përgjegjësi për arrestimin e kandidatëve presidencial, gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Shefja e BE për marrëdhëniet me jashtë Catherine Ashton po ashtu kritikoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Zyrtarët zgjedhorë thonë se zoti Lukashenko fitoi të dielën një mandat të katërt pesë vjeçar dhe pothuajse 80 përqind të votave. Kundërshtari i tij më i madh fitoi pak më pak se tre përqind të votave.

XS
SM
MD
LG