Lidhje

Beogradi: Serbët në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje

  • Zëri Amerikës

Beogradi: Serbët në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Beogradi: Serbët në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Serbia tha se serbët në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, të parat që kur Prishtina shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Në një deklaratë të bërë sot nga qeveria e Beogradit, thuhej se nuk janë pjekur kushtet që popullsia serbe të marrë pjesë në zgjedhje. Aty thuhej gjithashtu se mosmarrëveshjet duhen zgjidhur përmes dialogut.

Beogradi nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, e cila njihet nga 70 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Nën trysninë e Perëndimit, Serbia ka rënë dakord për dialog të hapur me Kosovën, por vazhdon të refuzojë me këmbëngulje të njohë Kosovën e pavarur.

Javën e kaluar, parlamenti i Kosovës miratoi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, gjë që çoi në vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 dhjetor.

XS
SM
MD
LG