Lidhje

Kryeministri Berisha nxit firmat e huaja të investojnë në Shqipëri


Kryeministri Berisha nxit firmat e huaja të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Berisha nxit firmat e huaja të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha nxiti firmat e huaja të investojnë në Shqipëri, duke e quajtur atë “një vend i vogël, por me potenciale shumë të mëdha”.

Në një konferencë ndërkombëtare mbi “Investimet në Shqipëri”, zoti Berisha tha se të gjitha invetimet e huaja në Shqipëri janë suksesshme, falë punës së këtyre kompanive, kushteve lehtësuese që u garanton legjislacioni, dhe burimeve të mëdha që vendi ofron në energjitikë, turizëm dhe miniera.

Kryeministri Berisha deklaroi se një nga përparësitë kryesore të qeverisë shqiptare është zhvillimi i energjitikës, ndaj edhe kjo është një fushë e gjerë për investime vendase dhe të huaja.

“Pozita gjeografike dhe burimet e shumta natyrore të Shqipërisë - tha zoti Berisha - e bëjnë këtë një nga vendet më të përshtatshme për të investuar në fushën e energjisë”.

Krahas energjitikës, kryeministri Berisha tha se edhe turizmi është një fushë e sigurtë dhe e qëndrueshme fitimesh që ka nevojë për investime të huaja. Ai tha se bregdeti i Shqipërisë me rërë në Adriatik dhe me shkëmbinj në detin Jonit, jep një larmi mundësish për investimesh turistike.

Sipas tij, tregu i turizmit në Shqipëri po rritet me shpejtësi dhe po tërheq vëmendjen e shumë agjencive turistike europiane dhe rajonale.

Ekonomia shqiptare ka ndjerë në këtë pjesë të parë të vitit një tkurrje të burimeve financiare, dhe mungesë të likuiditeteve në treg.

FMN u ka bërë thirrje zyrtarëve të ulin shpenzimet buxhetore, dhe të përgjysmojnë deficitin buxhetor, dhe të jenë më të matur në investimet publike. Qeveria deklaroi se do të rishikojë buxhetin për ta bërë sa më realist dhe për ta përshtatur me dukuritë e reja ekonomike që janë shfaqur në rajon dhe në Europë gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG