Lidhje

Berisha: Mbetem i hapur për një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore


Berisha: Mbetem i hapur për një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore
Berisha: Mbetem i hapur për një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore

Në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha përsëriti sot se qeveria mbetet e vendosur të respektojë të drejtën e çdokujt për protesta paqësore duke u shprehur se mbetet i hapur për një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Komentet e tij kryeministri i bëri në përfundim të takimit te tij me presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian Xhanfranko Fini. Ndërkohë ministri i jashtëm Ilir Meta bëri sot thirrje për një zgjidhje me dialog si mjeti i vetëm për të dalë nga gjendja e krijuar në marrëdhëniet mes shumicës dhe opozitës. Sipas tij ka ende shumë hapësira të pashfrytezura për të gjetur një zgjidhje që respekton Kushtetutën dhe transparencën.

XS
SM
MD
LG