Lidhje

Berisha: Dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë pavarësisht nga zhvillimet në veri


Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha tha sot në fillim të mbledhjes së qeverisë, se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë pa u penguar nga zhvillimet në veri të Kosovës ne kufirin me Serbinë

Për situatën e krijuar ne veri të Kosovës kryeministri Sali Berisha kishte diskutuar edhe pak ditë më parë, të dielën e shkuar në Dhërmi ku ndodhej me pushime, me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci. Zoti Berisha edhe sot ka rikonfirmuar se veprimet e qeverisë së Prishtinës ishin legjitime dhe se sipas tij është një ngjarje shumë e rëndë që një grusht aventurierësh apo kontrabandistësh të kërcënonin rendin kushtetues të një vendi të lirë e të pavarur. Kryeministri shqiptar u shpreh I gatshëm për dërgimin e trupave të ushtrisë shqiptare në mbështetje të Kfor I cili ditët e fundit ka kërkuar trupa shtesë. Kryeministri Berisha saktësoi megjithatë se trupat shqiptare nuk do të angazhoheshin në zonat problematike, por në zona të tjera ku do të shkojnë duke u spostuar detyrat.

XS
SM
MD
LG