Lidhje

Berisha emëron Ministrin e ri të Drejtësisë dhe atë të Kulturës


Berisha emëron Ministrin e ri të Drejtësisë dhe atë të Kulturës
Berisha emëron Ministrin e ri të Drejtësisë dhe atë të Kulturës

Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha plotësoi sot vendet e mbetura bosh prej gati tre muajsh në kabinetin e tij duke emruara ministrin e ri të Drejtësisë dhe atë të Kulturës.

Deputeti demokrat Eduard Halimi eshte emëruar si ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar kështu zotin Bujar Nishani i cili në fund të muajit prill kaloi në postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së zotit Basha i cili u përfshi në garën për kryebashkiakun e Tiranës.

Deputeti tjetër Aldo Bumci do të jetë ministri i ri i Kulturës, post edhe ky i mbetur bosh pas dorëheqjes së zotit ferdinand Xhaferri i cili gjithashtu u përfshi në zgjedhjet e 8 majit duke konkurruar për postin kryebashkiaut të Durrësit

XS
SM
MD
LG