Lidhje

Itali: Një gjykatë hedh poshtë akuzat për mashtrime ndaj Berluskonit

  • Zëri Amerikës

Itali: Një gjykatë hedh poshtë akuzat për mashtrime ndaj Berluskonit

Itali: Një gjykatë hedh poshtë akuzat për mashtrime ndaj Berluskonit

Një gjykatë në Milano ka refuzuar padinë ndaj Kryeministrit italian Silvio Berlusconi për akuzat për mashtrime të bëra me taksat dhe përvetësime, të lidhura me shoqërinë e tij Mediaset.

Zoti Berlusconi akuzohej për shkelje të bëra me shitjet e të drejtave televizive të shoqërisë së tij. Avokatët e zotit Berlusconi lavdëruan vendimin, duke thënë se Kryeministri italian “nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje”.

Megjithatë, gjykata akuzoi djalin e madh të zotit Berlusconi, Pier Silvio Berlusconi si dhe drejtorin e shoqërisë Mediaset Fedele Confalonieri e të tjerë.

Zoti Berlusconi është duke u përballur me tre çështje të tjera gjyqësore.

XS
SM
MD
LG