Lidhje

Dhjetra mijëra të krishterë mblidhen në Betlehem për të festuar Krishlindjet

  • Zëri Amerikës

Dhjetra mijëra të krishterë mblidhen në Betlehem për të festuar Krishlindjet

Dhjetra mijëra të krishterë mblidhen në Betlehem për të festuar Krishlindjet

Dhjetra mijëra të krishterë u mblodhën në Bethlehem për të festuar Krishlindjet.

Ceremonitë përfshinë një ritual të përvitshëm në Sheshin Menxhër drejtuar nga patriarku latin Fuad Tual. Ai është udhëheqësi shpirtëror i kishës katolike në Tokën e Shenjtë. Më pas patriarku dha meshën e mesnatës në kishën e Lindjes së Krishtit.

Ai tha se Kisha Katolike shpreson me rastin e këtyre Krishtlindjeve se Jeruzalemi jo vetëm që do të bëhet “kryeqyteti i dy vendeve”, por edhe një model “harmonie dhe bashkegzistence për të tri fetë monotheiste”.

Tual shprehu gjithashtu shpresën se tingëllimi i këmbanave të kishës në sezonin e Krishtlindjeve do të “dominojë zhurmën e armëve” në “Lindjen e Mesme të plagosur”, siç u shpreh ai.

Dhjetra mijëra vizitorë u dyndën dje në Bethlehem për të marrë pjesë në festimet e Krishtlindjeve, si asnjëherë më parë në disa vjet. Autoritetet presin rreth 90 mijë vizitorë gjatë sezonit të festave, 20 mijë më shumë se vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG