Lidhje

Big Bend, parku ku gjen male, shkretëtira, pllaja të gjelbëruara e burime ujore

  • America's Parks

Big Bend, parku ku gjen male, shkretëtira, pllaja të gjelbëruara e burime ujore

Big Bend, parku ku gjen male, shkretëtira, pllaja të gjelbëruara e burime ujore

I konsideruar shpesh edhe si bashkim tri parqesh, në Big Bend gjen male, shkretëtira, por edhe pllaja të gjelbëruara dhe burime ujore. Një orë udhëtim me makinë të çon nga brigjet e Lumit Rio Grande në majën malore rreth 1500 metra të lartë. Ju sjellim në vazhdim pamje nga parku kombëtar Big Bend.

Nëse udhëton në zonën më jugore të Teksasit, të duhet të kalosh nëpër Shkretëtirën Çihuahua që ka një shtrirje mbi 1500 kilometra nga qendra e pjesës së vjetër të Meksikës deri në rajonin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Ky lumë i madh që mban emrin Rio Grande rrjedh nga Malet Shkëmbore në Kolorado në Gjirin e Meksikës, duke e anashkaluar Shkretëtirën Çihuahua. Në zonën e thellë të jugperëndimit kjo quhet “thyerja e madhe” dhe duket si të jetë e pabanuar. Por nuk është kështu. Ato jetojnë mbi 5000 specie të gjalla dhe vizitorët gjejnë atje aktivitete të shumta, interesante dhe argëtuese.

Lumi thyhet përreth maleve Çisos mountains. Në majën e këtij mali gjelbërojnë pyje që ruajnë lagështirën dhe krijojnë hije atje ku dielli djeg. Kjo është shkretëtirë, por një shkretëtirë ku syri të zë edhe fusha me bar të gjelbër. Po ashtu, atje ka ujë. Bankinat veriore dhe jugore të Rio Grandes janë oaze të këndëshme gjelbërimi. Kjo është një tokë varietetesh sezonale.

Për pak javë në stinën e pranverës, bukuria e fshehur e Big Bendit shfaqet me ngjyra të shumta. Dhe pikërisht atëhere, vizitorët shijojnë atë bukuri të rallë të shkretëtirës në lulëzim.

Të shtunën e ardhëshme, në rubrikën “Parqet Kombëtare të Amerikës do t’ju njohim me parkun kombëtar Bryce Canyon, koridori i gjerë i Amerikës perëndimore, siç e quajnë atë studuesit e tokës, me Shkallët e Mëdha që janë formuar nga sedimentet gjeologjike gjatë 225 milion vjetësh e që shtrihen në jug nga Utah në Arizona. Serinë “Parqet Kombëtare të Amerikës” mund ta gjeni edhe në YouTube.com/zeriamerikes

XS
SM
MD
LG