Lidhje

Aung San Suu Kyi, e shqetësuar nga kërcënimet dhe presioni politik


Udhëheqësja birmaneze e demokracisë Aung San Suu Kyi tha se fushata e kandidatëve për deputet të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci po ndeshen me kërcënime dhe dhunë para zgjedhjeve të së dielës. Por laueratja e Çmimit Nobel tha se ajo dhe kolegët e saj janë të vendosur të vazhdojnë fushatën, sepse siç tha ajo, “ne mendojmë se populli e kërkon një gjë të tillë”.

Aung San Suu Kyi tha se parregullësitë kanë shkuar “përtej asaj që është e pranueshme në zgjedhjet demokratike”.

Kandidatët e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, të cilët për dekada janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje nga junta ushtarake, po përpiqen të fitojnë 45 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit e cila ka 440 anëtarë. Pjesëmarrja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci u sigurua, pasi më 2010 qeveria ushtarake e vendit njoftoi se është në favor të një qeverie të zgjedhur.

XS
SM
MD
LG