Lidhje

Birmani: Partia e aktivistes Aung San Su Çi deklaron fitore në balotazh


Aktivistja për demokraci Aung San Suu Kyi deklaroi fillimin e një epoke të re në Birmani sot, pasi partia e saj thotë se ka siguruar fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Megjithëse rezultatet zyrtare mund të mos shpallen për disa ditë, Lidhja Kombëtare për Demokraci thotë se fitoi të pajtën 43 nga 44 vendet për të cilat kishte konkuruar. Në këtë shifër përfshihen katër vende në kryeqytetin administrativ Naypyitaw, që banohet kryesisht nga punonjës qeveritarë dhe personal ushtarak.

Aung San Suu Kyi tha para një grupi përkrahësish tek zyrat e partisë sot në Rangun se shpreson që zgjedhjet do ta detyrojnë qeverinë të dëgjojë vullnetin e popullit.

XS
SM
MD
LG