Lidhje

Blagojeviç fillon të vuajë dënimin me 14 vjet burgim

  • Zëri Amerikës

Ish guvernatori i Ilinoit Rod Blagojeviç fillon sot vuajtjen e dënimit me 14 vjet burgim për korrupsion në burgun të Colorados.

Largimi i tij nga shtëpia drejt aeroportit të Çikagos u krye nën vëzhgimin e kamerave dhe vëmendjen e publikut. Përpara gazetarëve ish guvernatori Blagojeviç tha se “Të them mirupafshim është gjëja më e vështirë që më duhet të bëj”.

Rod Blagojeviç u shpall fajtor për 18 akzua të për korrpusion, mes tyre edhe ajo e shitjes së vendit të lënë bosh në senat nga presidenti Barak Obama. Ai është guvernatori i dytë që burgoset në një burg federal në Shtetet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG