Lidhje

I pafajshëm komandanti serb i akuzuar për masakrën e Srebrenicës

  • Zëri Amerikës

Një gjykatë apeli në Bosnje shpalli të pafajshëm sot një komandant serb që akuzohej për gjenocid, duke mos e lidhur atë me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Gjykata e krimeve të luftës në Bosnje Hercegovinë kishte dënuar të pandehurin Milosh Stupar në vitin 2008 për mos ndalim të vrasjes së qindra myslimanëve në Srebrenicë.

Stupar apeloi vendimin për 40 vjet burgim dhe sot gjykata e apelit vendosi se ai nuk gëzonte kontroll të mjaftueshëm mbi njesinë paraushtarake që bëri vrasjet.

Dokumentacionet në rigjykimin e tij treguan se Stupar mori komandën e njësisë që kreu vrasjet në 14 korrik të vitit 1995 – një ditë pasi kishte ndodhur masakra.

Forcat serbe të Bosnjes nën komandën e ish gjeneralit Ratko Mlladiç morën nën kontroll enklavën e Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995.

XS
SM
MD
LG