Lidhje

BP: Përgjegjësia për katastrofën bie edhe mbi kompani të tjera


Gjigandi britanik i naftës, BP, thotë se për katastrofën në Gjirin e Meksikës janë përgjegjëse një numër kompanish dhe ekipesh pune.

Në një raport të brendshëm të kompanisë, të bërë publik të mërkurën, BP thotë se aksidenti ishte rezultat i një serie problemesh mekanike, gabimesh në gjykim nga personeli dhe të metash në projektin inxhinierik. Shefi i mëparshëm ekzekutiv i BP-së, Tony Hayward thotë se kompania, si dhe partnerët e saj Halliburton dhe Transocean ishin të përfshira në këtë katastrofë.

Raporti është rezultat i një hetimi 4-mujor të udhëhequr nga kreu i departamentit për sigurinë dhe operacionet. Dokumenti propozon 25 rekomandime për të ndihmuar në parandalimin e katastrofave të ngjashme, dhe BP thotë se udhëzimet e hartuara mund t’i shprbejnë të gjithë industrisë së naftës.

Shpërthimi i 20 prillit në platformën e shpimit la të vdekur 11 punonjës dhe shkaktoi derdhjen e miliona fuçive të naftës në ujërat e Gjirit të Meksikës.

XS
SM
MD
LG