Lidhje

Obama: Do t'i kërkoj kompanisë BP të hapë llogari për dëmshpërblime


Obama: Do t'i kërkoj kompanisë BP të hapë llogari për dëmshpërblime
Obama: Do t'i kërkoj kompanisë BP të hapë llogari për dëmshpërblime

Presidenti Barak Obama është zotuar t’u bëjë presion drejtuesve të BP-së për të krijuar një llogari të veçantë bankare për kompensimin e personave që kanë pësuar dëme nga derdhja masive e naftës në Giirin e Meksikës.

Në komentet që bëri sot në emisionin Meet the Press, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë David Axelrod tha se presidenti ka në plan të mbajë një fjalim drejtuar vendit, pasi të kthehet nga vizita e katërt në Gjirin e Meksikës. Zoti Axelrod tha se Presidenti do të zhvillojë një tjetër takim me drejtuesit e BP-së javën e ardhshme.

Këshilltari i Presidentit tha se kriza në rajon vazhdon dhe ka marrë tiparet e një epidemie. Ai tha se misioni i Presidentit është ta vërë BP para përgjegjësisë në çdo mënyrë të mundshme.

Gjigandi britanik i energjetikës po has në presion në rritje për të ndalur rrjedhjen e lirë të naftës. Sipas shkencëtarëve çdo ditë në ujërat e Gjirit derdhen 40 mijë fuçi nafte.

XS
SM
MD
LG