Lidhje

Bramerc kërkon më shumë nga Serbia për kapjen e Mlladiçit

  • Zëri Amerikës

Bramerc kërkon më shumë nga Serbia për kapjen e Mlladiçit

Bramerc kërkon më shumë nga Serbia për kapjen e Mlladiçit

Kryeprokurori i Kombeve të Bashkuara thotë se Serbia mund dhe duhet të bëjë më shumë për të siguruar kapjen e të gjithë të kërkuarve për krime lufte.

Serzh Bramerc bëri komentin dje në Beograd, pas një takimi me Presidentin serb Boris Tadiç.

Zoti Bramerc u tha udhëheqësve serbë se nuk ka rrugë tjetër përveç kapjes së të kërkuarve për krime lufte. Ai tha se mendimi i tij do të pasqyrohet në raportin që do t’i dërgojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën e ardhshme.

Prokurori ndodhej në Serbi për të diskutuar përpjekjet e fundit të zyrtarëve serbë për të gjetur dhe kapur Ratko Mlladiçin, kreun ushtarak të serbëve të Bosnjës gjatë luftës atje, dhe ish-udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç.

Dorëzimi i Mlladiçit është kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Zoti Bramerc ripërsëriti se Mlladiçi fshihet në Serbi.

Presidenti Tadiç u zotua se qeveria e tij do të bëjë çdo përpjekje për të ndaluar të arratisurit nëse ata ndodhen në territorin serb.

XS
SM
MD
LG