Lidhje

Britani: Qeveria propozon shkurtimet më të mëdha buxhetore që pas Luftës II Botërore

  • Zëri Amerikës

Britani: Qeveria propozon shkurtimet më të mëdha buxhetore që pas Luftës II Botërore

Britani: Qeveria propozon shkurtimet më të mëdha buxhetore që pas Luftës II Botërore

Qeveria britanike po propozon shkurtimin më të madh të shpenzimeve publike që nga Lufta e Dytë Botërore. Plani kërkon shkurtimin e përfitimeve dhe eleminimin e 25 përqind të vendeve të punës të sektorit publik në katër vitet e ardhshme.

Sekretari i Thesarit George Osborne tha sot në parlament se është koha të ballafaqohemi me faturat e dekadës së fundit dhe ta vendosim Britaninë në baza të qëndrueshme. Ai tha se vendi duhet të reformojë sistemin e ndihmës sociale dhe të ndalë programet e tjera që nuk mund t’i përballojë dot më.

Zoti Osborne tha se ka urdhëruar 130 miliardë dollarë shkurtime që do të eliminojnë gati 500 mijë vende pune të sektorit publik deri në vitin 2015. Ai tha se shkurtimet, së bashku me rritjen e taksave janë të nevojshme për të eliminuar defiçitin buxhetor që arriti 246 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Zoti Osborn tha se edhe Mbretëresha Elizabetë do të ndikohet nga plani, pasi buxheti i saj mbretëror do të shkurtohet me 14 përqind gjatë katër viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG