Lidhje

Më 6 Maj, zgjedhjet e përgjithshme në Britani


Kryeministri britanik Gordon Brown konfirmoi sot 6 Majin si ditën e zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa kërkon një fitore rekord të katërt radhazi për partinë laburiste.

Në një njoftim para selisë së kryeministrisë, zoti Brown tha se Britania është në rrugën e mëkëmbjes dhe i bëri thirrje popullit britanik të mbështesë partinë laburiste.

Sipas traditës britanike, zoti Brown u takua fillimisht me kabinetin e tij e më pas u drejtua për në Pallatin Buckingham për ti kërkuar leje Mbretëreshës Elizabet për të shpërndarë parlamentin.

Anketat e opinionit që fillimisht kishin konservatorët shumë përpara laburistëve, tregojnë tani se gara e zgjedhjeve mund të jetë shumë e ngushtë.

XS
SM
MD
LG