Lidhje

Marrëveshje Britani-Indi, gjatë vizitës së kryeministrit Kameron

  • Zëri Amerikës

India dhe Britania nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen dhe arritën një tjetër marrëveshje bërthamore, gjatë vizitës së kyreministrit David Cameron në ish-koloninë britanike. Zoti Cameron është në krye të një delegacioni të madh tregtar në Indi. Në një fjalimin që mbajti sot në firmën teknologjike në Bangalore, zoti Cameron tha se do që marrëdhëniet mes të dy vendeve të çojnë në rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Gjatë vizitës, India ra dakord të blejë 57 avionë stërvitës Hawk nga kompania britanike e mbrojtjes BAE, një marrëveshje me vlerën e 800 milionë dollarëve. Po ashtu, Sekretari britanik për Biznesin, Vince Cable, i cili është pjesëtar në delegacion, bëri të njohur se kompanitë britanike do të lejohen të eksportojnë teknologji bërthamore për synime civile në Indi.

Marrëveshja është e ngjashme me një tjetër të arritur mes SHBA dhe Britanisë. Kryeministri britanik Cameron po ashtu shprehu shqetësime lidhur me kërcënimet për sigurinë nga Pakistani fqinj, duke thënë se vendi nuk duhet të lejojë eksportimin e terrorit në Indi, Afganista, apo gjetkë.

XS
SM
MD
LG