Lidhje

Britani: Vazhdojnë negociatat mes Liberal-Demokratëve e Koservatorëve

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës britnaike rifilluan bisedimet sot për formimin e një qeverie të re koalicioni, pas zgjedhjeve të së enjtes që nuk nxorrn fitues të qartë. Negociatorët e konservatorëve që dolën në vend të parë dhe të liberal-demokratëve që dolën në vend të tretë, filluan raundin e dytë të bisedimeve që pritet të zgjatin gjatë gjithë ditës së sotme.

Udhëheqësi konservator, David Kameron dhe libreal-demokrati, Nik Kleg, u takuan dje për raundin e parë të bisedimeve. Konservatorët e Kameronit fituan 360 vende në Dhomën e Komuneve, por i munguan 20 vende për të fituar shumicën. Ata shpresojnë të formojnë një qeveri koalicioni me liberal-demokratët që fituan 57 vende.

Ndërkaq, Kryeministri Gordon Braun, Partia Laburiste e të cilit humbi 91 vende në parlament dhe përfundoi në vend të dytë, thotë se është i gatshëm të hyjë në koalicion me liberal-demokratët, nëse kjo parti nuk arrin marrëveshje me konservatorët.

XS
SM
MD
LG