Lidhje

Papa fillon procesin e lumnimit për kardinalin e shekullit XIX Xhon Henri Njuman


Papa Benedikti mbajti të dielën një meshë të hapur në qytetin e Birmingamit, në Britani, në praninë e mbi 50 mijë besimtarëve. Gjatë ceremonisë Papa filloi procesin e lumnimit, që do të çojë drejt shenjtërimit për kardinalin e njohur të shekullit të 19-të Xhon Henri Njuman, i cili u konvertua nga kisha anglikane, në atë katolike.

Papa gjerman e shfrytëzoi vizitën e tij në Britani për të kujtuar 70 vjetorin e Betejës së Britanisë gjatë luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 forca ajrore e Britanisë i bëri ballë sulmit gjerman, në një betejë, që shënoi mundjen e parë të forcave naziste gjatë luftës. Sonte Papa i jep fund vizitës së tij 4-ditëshe në Britani.

XS
SM
MD
LG