Lidhje

Reagime entuziaste përcjellin njoftimin për fejesën e Princit Uilliam


Reagime entuziaste përcjellin njoftimin për fejesën e Princit Uilliam
Reagime entuziaste përcjellin njoftimin për fejesën e Princit Uilliam

Si çdo aktivitet i rëndësishëm e në jetën e familjes mbretërore, fejesa e princit William me të dashurën e tij prej 9 vjetësh ka bërë mjaft bujë veç Britanisë, në vende të ndryshme të botës.

Princi Uilliam është trashëgimtari i dytë në radhë, pas të atit për fronin e Britanisë dhe ndryshe nga martesa të tjera brenda familjes mbretërore, kur nusja ka qenë nga një familje fisnike dhe kjo preferohet nga familja mbretërore, këtë herë ajo është vajzë nga një familje e pasur biznesmenësh, por jo familje fisnikësh, apo me lidhje me familjen mbretërore.

Çifti tha dje se fejesa ishte një hap i natyrshëm në marrëdhëniet e tyre që kanë filuar që kur kanë qenë studentë. Princi William i dha nuses unazën e fejesës së nënës së tij. Tani kanë filluar përgatitjet për dasmën, e cila tashmë dihet që do të zhvillohet në Londër, por ende mbetet e panjohur data, pranëverën, apo verën e ardhshme.

Reagimet për fejesën dhe unazën kanë qenë të shumta, madje vetëm disa minuta pasi unaza u publikua në mjetet e ndryshme të mediave, një kompani e Nju Jorkut, që prodhon bizhuteri vetëm me gur zefiri mori porosi të shumta për kopje të unazës së Kejt Middletonit, princeshës së ardhshme të Anglisë.

XS
SM
MD
LG