Lidhje

Afganistan: Rrëmbehen 4 punonjës të një kompanie amerikane ndërtimi


Afganistan: Rrëmbehen 4 punonjës të një kompanie amerikane ndërtimi
Afganistan: Rrëmbehen 4 punonjës të një kompanie amerikane ndërtimi

Policia dhe media afgane thonë se një britanike dhe 3 kolegë të saj afganë janë rrëmbyer nga persona të armatosur në Afganistanin lindor.

Zyrtarët thonë se 4 punonjësve të një kompanie amerikane ndërtimesh iu zu pritë të dielën, gjatë udhëtimit në provincën Kunar, kur po shkonin për të kontrolluar një projekt. Zyrtarët afganë thanë se kanë filluar kërkimet për pengjet.

Departamenti i Jashtëm Britanik konfirmoi se një shtetase britanike figuron e zhdukur në Afganistan dhe tha se po bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e hetimeve. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.

Në zhvillime të tjera, Natoja tha se ka kryer të premten sulme ajrore kundër kryengritësve që u përpoqën të sulmonin një njësi sigurie në provincën lindore Khost. Aleanca tha se avionët e saj vranë më shumë se 30 kryengritës të premten dhe disa të tjerë dje.

XS
SM
MD
LG