Lidhje

Shtohet mbështetja për një referendum mbi anëtarësinë e Britanisë në BE


Shtohet mbështetja për një referendum mbi anëtarësinë e Britanisë në BE
Shtohet mbështetja për një referendum mbi anëtarësinë e Britanisë në BE

Anëtarë të Partisë Konservatore të kryeministrit britanik David Cameron po mbështesin thirrjet për një referendum kombëtar mbi anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian. Rreth 80 anëtarë të parlamentit britanik, shumë prej tyre konservatorë, po e mbështesin kërkesën në Parlament, për mbajtjen e një referendumi. Konservatorëve u kanë thënë sot të votojnë kundër masës ose në të kundërt do të ndeshen me masa disiplinore.

Referendumi do të shtrojë pyetjet nëse Britania duhet të qëndrojë në BE, të largohet prej andej, apo të rinegociojë kushtet e anëtarësisë. Votimi i sotëm, pritet të dështojë dhe ai nuk është detyrues, por shihet si një provë për autoritetin e zotit Cameron.

Britania është një nga 27 vendet anëtare në BE, por është një nga 17 vendet që nuk përdor Euron si monedhë.

XS
SM
MD
LG