Lidhje

Valltaret Nestinari në Bullgari demonstrojnë një traditë të vjetër

  • Zëri Amerikës

Një traditë e vjetër u shpalos mbrëmë para spektatorëve në fshatra të largëta në Malet Strandzha të Bullgarisë.

Valltaret Nestinari u mblodhën në qendër të fshatit për ritualin e vallëzimit këmbë-zbathur mbi thëngjij të ndezur. Kjo është një traditë e vjetër e festimit të ditës së Shën Helenës dhe Shën Konstandinit. Rituali është një gërshetim i traditës së Kishës Ortodokse me praktika pagane të Maleve Strandzha. Vallëzimi fillon në perëndim të diellit me ndezjen e një zjarri të madh. Kur shuhet zjarri, prushi i ndezur shpërndahet dhe valltaret Nestinari kalojnë më këmbë mbi thëngjij, të shoqëruara nga muzika e gajdeve dhe daullet.

Kjo valle është përmendur për herë të parë në kujtimet e një udhëtari të vitit 1862. Besohet se fillimet e saj kishin origjinë pagane. Kisha Ortodokse dikur i persekutonte grupet që praktikonin këto rite, si njerëz të kontrolluar nga djalli.

XS
SM
MD
LG