Lidhje

Në votë tradita shekullore e luftës me dema në rajonin katalan të Spanjës

  • Zëri Amerikës

Katalanët po përgatiten të hedhin votën javën e ardhshme për një masë që mund të eliminojë një traditë sa të vjetër aq edhe simbolike për këtë rajon spanjoll dhe për gjithë vendin.

Më 28 korrik hidhet në votë tradita e luftës me demat. Nëse miratohet ky propozim, rajoni Katalan do të jetë i dyti në Spanjë që ndalon luftën e demave. Për spanjollët që e shohin këtë si një relike të gjallë të traditës shekullore, zhdukja e luftës me demat do të ishte një kufizim i lirisë për banorët që janë rritur me këtë praktikë. Por do të jetë mbi të gjitha një goditje e rëndë për bizneset lokale, që mbështeten tek turizmi.

Projekt-ligji është rezultat i presionit disa-vjeçar të aktivistëve për të drejtat e kafshëve. Ata thonë se sa herë që stadiumi hapet për luftën me demat, torturohen dhe vriten 6 kafshë. Lufta me dema është një sipërmarrje komplekse dhe e kushtueshme.

Demat kërkojnë një kujdes special për 5 vjet para se të jenë gati për të dalë në arenë. Ndryshe nga demat e zakonshëm, ata nuk kanë nevojë për ngacmime për të sulmuar toreadorin. Ata lëshohen menjëherë sapo hyjnë në arenë. Në atë moment fillon vallëzimi i njohur mes toreadorit dhe demit me pelerinën e famshme, të kuqe. Spektakli mbaron me vrasjen e buallit, zakonisht nga një goditje e thikës së toreadorit mes supeve të buallit e drejt e në zemër. Për shumë veta është një pamje makabre që duhet ndaluar.

Për katalanët, nxjerrja jashtë ligjit e luftës me demat është edhe një presion politik nga autoritetet qendrore. Që në Mesjetë, rajoni i pasur katalan ka kërkuar shkëputje nga Spanja.

XS
SM
MD
LG