Lidhje

Ende pa zgjidhje mosmarrëveshjet mes minatorëve dhe ACR

  • Armand Mero
  • Zëri Amerikës

Ende pa zgjidhje mosmarrëveshjet mes minatorëve dhe ACR

Duket sikur ka hyrë në një rrugë pa krye marrëdhënia mes minatorëve të Bulqizës dhe shoqërisë austriake Acr e cila administron minierën, vendburimin më të madh të kromit në vend. Madje sot situata, pak para mesditës, ka shkuar edhe në përplasje fizike me forcat e policisë të cilat kanë ditë që qëndrojnë aty. Ndërsa një grup I vogël minatorësh kanë hyrë për të rinisur punën, pjesa tjetër që vazhdon protestën ka tentuar të bllokojë hyrjen e disa mjeteve në mjediset e ndërmarrjes. Policia ka ndyrhyrë për të hapur kalimin.

Sipas kryetarit të sindikatës së minatorëve Kol Nikolli, forcat e policisë kanë përdorur dhunë e për pasojë disa minatorë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve 3 kanë përfunduar në spital. Nga policia ndërkaq është hedhur poshtë një variant I tillë.

Situata megjithatë vazhdon të mbetet e nderë. Gjatë ditës minatorët deklaruan se ishin informuar për një takim të mundshëm të kryeministrit Sali Berisha me përfaqësuesit e shoqërisë austriake, por asgjë e tillë në fakt nuk është konfirmuar zyrtarisht. E ndërsa shpresat ishin varur në këtë takim, kompania Acr nga ana e saj njoftoi se një grup minatorësh kishin rinisur punën duke ftuar që edhe të tjerët të ndiqnin shembullin e tyre.

Kompania shjegoi se me rikthimin në punë secilit do t’i njiheshin të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike prej saj e që ka të bëjë me rritjen 20 përqind të pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe transparencë të investimeve. I vetmi ngërc që duket se po mban të bllokuar zgjidhjen është fakti se kompania austriakle refuzon të njoh drejtuesit e sindikatës dhe kreun e tyre Kol Nikolli, I cili sipas ACR po kërcënon minatorët.

Këta të fundit kanë deklaruar se nëse deri nesër nuk arrihet një marrëveshje atëherë protesta do të përshkallëzohet dhe mund të rinisë greva e urisë. Një grup minatorësh qëndruan nëntokë për 27 ditë ne shenjë protested dhe fundjavën e shkuar ata u detyruan të dilnin e të ndërprisnin greven e urise pas një vendimi të gjykatës që kërkonte lirimin e galerive të minierës.

XS
SM
MD
LG