Lidhje

Shtohet presioni ndaj administratës për shpime të reja nafte në det

  • Zëri Amerikës

Shtohet presioni ndaj administratës për shpime të reja nafte në det

Shtohet presioni ndaj administratës për shpime të reja nafte në det

Industria e naftës po ushtron presion ndaj administratës Obama të shqyrtojë vendimin për kufizimin e shpimeve për naftë në brigjet amerikane, një vendim që u mor pas katastrofës së derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës vitin e kaluar. Një studim i ri i Institutit Amerikan të Naftës arrin në përfundimin se kërkesa për naftë në SHBA do të rritet me 50 për qind deri në vitin 2035. Në se nuk hapen puse të reja nafte në bregdet, thuhet në studim, do të shtohet varësia e SHBA tek burimet e huaja të naftës. Por siҫ njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Mil Arcega, disa argumentojnë se zgjidhja e ҫështjes së pavarësisë energjetike të Amerikës, në fakt do të arrihej nga përdorimi më pak i naftës si burim energjie.

Megjithë përpjekjet për pakësimin e konsumit dhe përmirësimin e efiҫensës së karburantit, Instituti amerikan i Naftës thotë se nevoja e Amerikës për naftë po rritet. Xhek Xherald, president i grupit më të madh të tregtisë së naftës në industrinë amerikane të naftës, thotë se zgjidhje do të ishin shpimet në bregdet, gjë që do të krijonte edhe mijëra vende të reja pune.

“Gjatë 3,4,5 vjetëve të ardhshëm ne kemi rastin të bëhemi një motorr i rëndësishëm ekonomik për të ndihmuar në simulimin e rimëkëmbjes eknomike. Do të krijoheshin vende të reja pune, të paguara mirë dhe për këtë nevojitet dëshira e mire”.

Zoti Xherard thotë se hapja e puseve të reja pa kufizime, mund të krijojë deri në 500 mijë vende pune deri në vitin 2025 dhe mund të gjenerojë 150 miliardë dollarë të ardhura për qeverinë. Ai u bën thirrje ligjvënësve t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të lejojnë shpime të reja në Gjirin e Meksikës, në brigjet lindore të vendit dhe në disa pjesë të Alaskës. Por disa këmbëngulin se ky do të ishte një hap prapa.

Den Ueis është drejtor për strategjinë klimatike në Qendrën amerikane për Progres.

“Ne duhet të përqëndrohemi tek pakësimi i përdormimit të naftës. Kjo do të ishte një zgjidhje më e shpejtë, më e pastër, dhe më a lirë se sa shpimet e reja”.

Ndërsa industria e naftës thotë se mbështet zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, ekspertët thonë se do të ishte e vështirë, për të mos thënë i pamundur, eliminimi i dëshirës së Amerikës për të patur më tepër naftë. Me rritjen e jashtëzakonshme të kërkesës në ekonomitë e mëdha në rritje, si Kina, thotë Xherard, vonimi i zhvillimit të rezervave amerikane në naftës do të ndikonte në uljen e numrit të vendeve të reja të punës.

“Alternativa për të hapur vende pune është të bazohemi më tepër tek forma të tjera energjie dhe ne besojmë se zgjidhja më e mire është zhvillimi i energjisë amerikane, për amerikanët”.

Zoti Ueis është skeptik për punën e industrisë dhe projektimet e të ardhurave. Ai thotë se ekzistojnë mënyra më efiҫente për krijimin e vendeve të punës.

“Kur është fjala për krijimin e vendeve të punës, investimi i miliona dollarëve për energjinë e pastër, si ajo diellore dhe të erës, mund të krijojë 4 herë më tepër vende pune se sa investimi i të njëjtës sasi parash për prodhimin e naftës”.

Por në kushtet kur republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe çmimi i naftës bruto ka arritur në nivelin më të lartë të dy viteve të fundit, analistët thonë se ndaj administrates Obama do të shtohet presioni për shtimin e prodhimit të naftës brenda vendit.

XS
SM
MD
LG