Lidhje

Shira të rrëmbyer në Kaliforni; Dëborë e dendur në Kolorado

  • Zëri Amerikës

Shira të rrëmbyer në Kaliforni; Dëborë e dendur në Kolorado

Shira të rrëmbyer në Kaliforni; Dëborë e dendur në Kolorado

Pas rreshjeve të shumta për disa ditë, banorët në jug të Kaliforninë jugore pritën stuhinë më të ashpër deri më sot, me urdhërin për tu evakuuar dhe skuadrat e shpëtimit në gatishmëri. Sinoptika parashikon vazhdimin e reshtjeve në mbarë atë shtet ku vëmendja është përqendruar në jug të Kalifornisë ku një stuhi gjigande pritet të sjellë rrëke shiu, përmbytje, breshër dhe flitet edhe për mundësinë e uraganeve.

Reshjet filluan mbrëmjen e së martën me parashikimet për t’u intensifikuar gjatë ditës së sotme. Dje, zyrtarët dhanë urdhër për evakuimin e 232 shtëpive që shtrihen në kodrinat në dalje të qytetit Los Angeles. Pyjet e këtyre kodrinave u dogjën nga zjarret e vitit 2009 dhe më pas kjo zonë u përfshi nga rrëshqitjet e dheut në shkurt të këtij viti.

Në Los Angeles shirat që ranë për më pak se një javë ishin sa një e treta e reshjeve mesatare vjetore. Banorët e një shtepie në Bel Air shpëtuan për mrekulli kur një pemë u rrëzua dhe shembi çatinë e shtëpisë.

Banjoja dhe dhoma e ndenjës janë shkatërruar tërësisht nga shembja e çatisë. Muret nuk janë dëmtuar, por dritaret janë shkatërruar dhe kemi humbur energjinë elektrike.

Por këto reshje të shumta kanë edhe një anë pozitive. Specialistët besojnë se ujërat do të ndihmojnë në lehtësimin e efekteve të thatësirës që ka karakterizuar atë zonë për disa vite me rradhë.

Ndërkohë, stuhi të mëdha dëbore po mbulojnë malet e Kolorados me dhjetëra centimetra dëborë. Zyrtarët kanë mbyllur disa zona malore si rezultat i dëborës së madhe dhe paralajmërimeve për orteqe. Po ashtu janë mbyllur edhe disa rrugë automobilistike. Sipas parashikimeve të motit, malet e Kolorados do të mbulohen nga reshje rekod dëbore deri për Krishtlindje. Një vendpushim për skiatorët njoftoi trashësi dëbore prej 127 centimetrash nga e shtuna deri të martën, ndërkohë që dëbora vazhdon të bjerë.

XS
SM
MD
LG