Lidhje

Forcat e marinës kanadeze hynë në një anije me refugjatë nga Sri Lanka

  • Zëri Amerikës

Forcat e marinës kanadeze hynë në një anije me refugjatë nga Sri Lanka

Forcat e marinës kanadeze hynë në një anije me refugjatë nga Sri Lanka

Forcat e marinës kanadeze hynë në një anije mallrash në të cilën ndodhen 490 azil-kërkues, shumë prej të cilëve nga Sri Lanka.

Autoritetet kanadeze thonë se anija po lundronte përgjatë brigjeve perëndimore të Kanadasë.

Ministri kanadez për sigurinë publike, Vic Toews, tha se mes udhëtarëve mund të ketë trafikues njerëzish dhe terroristë dhe ata që do të gjenden do të arrestohen. Ai tha se kishte disa javë që autoritetet po ndiqnin udhëtimin e anijes.

Disa prej refugjatëve në anije mendohet të jenë anëtarë të grupit kryengritës Tigrat Tamilë të Sri Lankës. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e cilësojnë këtë organizatë si terroriste.

XS
SM
MD
LG