Lidhje

Analizë e re gjaku që dallon qelizat kanceroze

  • Zëri Amerikës

Analizë e re gjaku që dallon qelizat kanceroze

Analizë e re gjaku që dallon qelizat kanceroze

Një ekip shkencëtarësh amerikanë ka zhvilluar një analizë të re gjaku që mund të dallojë një qelizë të vetme kanceroze mes miliarda qelizave të shëndetshme.

Grupi kërkimor nga Bostoni shpreson që së shpejti të fillojë provat klinike për analizën e re. Ky grup do të bashkëpunojë me kompaninë e fuqishme Johnson & Johnson për të realizuar hapat e nevojshme deri në prezantimin e analizës në treg.

Sipas shkencëtarëve, analiza mund të identifikojë një qelizë të vetme kanceroze, duke u dhënë mundësi mjekëve të ndjekin avancimin e sëmundjes. Kjo analizë mjaft e thjeshtë për pacientin do të revolucionarizonte mënyrën si mjekohen shumë lloje kanceri, që nga ai i gjirit, prostatës apo mushkërive.

Analiza do t’u jepte mundësi mjekëve t’ia përshtasin kujdesin mjekësor specifikave të pacientit, duke ndjekur hap pas hapi mënyrën si reagon i sëmuri ndaj mjekimit. Analiza e re po ashtu ofron mundësinë e modifikimit të mjekimit bazuar në specifikat gjenetike të qelizës kanceroze.

XS
SM
MD
LG