Lidhje

Shpellat Karlsbad, mrekulli e natyrës në shtetet Nju Meksiko dhe Teksas

  • America's Parks

Shpellat Karlsbad, mrekulli e natyrës në shtetet Nju Meksiko dhe Teksas

Shpellat Karlsbad, mrekulli e natyrës në shtetet Nju Meksiko dhe Teksas

Carlsbad Caverns, Shpellat Karlsbad shtrihen në juglindje të New Mexicos dhe në perëndim të Texasit. Nga më shumë se 300 shpella të formacioneve gëlqerore në këtë zonë, 116 gjenden në parkun kombëtar Carlsbad Caverns. Këto shpella janë nga më të mëdhatë në Amerikën e Veriut. Sot në serine “Parqet Kombëtare të Amerikës” do t’ju sjellim pamje nga shpellat Carlsbad.

Duke kulluar pika pika, nga një pllajë e lartë dhe e thatë, uji ka gdhendur Shpellat Karlsbad në formacionet shkëmbore gëlqerore të kësaj zone. Shumë kohë më parë, një kauboj nga miniera Guano, i quajtur Xhim Uajt, ishte eksploruesi i tyre fillestar. Ai shoqëroi ekspeditat e para të shoqatës, National Geographic që bënë të njohura për botën bukuritë e këtyre shpellave.

Në atë kohë vizitorët zbrisnin në shpellë me kova. Sot ashensorët i zbresin vizitorët 250 metra nën tokë në një dhomë të madhe. Shpellat janë të mëdha. Dhoma e madhe është sa 14 fusha futbolli, ku ndërtesa e Kapitolit në Uashington do të zinte vetëm një kënd të saj.

Stalagmitet që ngrihen nga tabani i shpellës dhe stalagtitet që varen nga tavani i saj janë krijuar gjatë shekujve nga pikat e ujit. Çdo pikë uji është e ngopur me karbonat kalçiumi. Duhen mijëra vjet për të shtuar një centimetër këtu.

Kjo zonë është një labirinth shpellash të fshehta. Një prej tyre, Shpella Leçugija mbart jehonën e zbulimeve shkencore. Në vitin 1906, Guano u hap si minierë në shpellën Leçugija. U deshën 80 vjet për të zbuluar se hyrja e minierave të çonte në një shpellë të thellë, shumë të thellë. Ishte viti 1986.

Sot, studiuesit lejohen ta eksplorojnë Leçugijan. Pak nga pak, ata po hyjnë gjithnjë e më shumë në thellësitë e saj. Kënaqësia e tyre arrin kulmin kur ndeshin në tokë të paprekur.

XS
SM
MD
LG