Lidhje

Familja Çaushesku kërkon analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e trupave

  • Zëri Amerikës

Familja Çaushesku kërkon analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e trupave

Familja Çaushesku kërkon analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e trupave

Anëtarët e familjes së ish-dikatorit të Rumanisë thonë se ekspertët e mjekësisë ligjore do të kryejnë analizat e ADN-së për eshtrat që u zhvarrosën sot dhe që mendohet të jetë të Nikolau Çausheskut dhe bashkëshortes së tij, për të konfirmuar identitetin e trupave.

Familja Çaushesku ka shprehur dyshime se Nikolai Çaushesku dhe gruaja e tij Elena u varrosën në varrezën Gencea, në perëndim të Bukureshtit, pas ekzekutimit të tyre publik nga një skuadër pushkatimi më 25 dhjetor të vitit 1989. Dhëndërri i Çausheskut, Mircea Opran, tha se mostrat e eshtrave do të çohen në një laborator për t’iu bërë analizat e ADN-së, në mënyrë që të sqarohen paqartësitë lidhur me varrosjen e tyre.

Çaushesku e drejtoi Rumaninë për 25 vjet, deri kur një revoltë antikomuniste e dhjetorit të 1989 e përmbysi regjimin e tij. Rreth 1 mijë e 100 rumunë u vranë gjatë kyrengritjes 3-ditore.

XS
SM
MD
LG