Lidhje

Fullani: Bankat greke në Shqipëri, të sigurta

  • Rudina Dervishi

Fullani: Bankat greke në Shqipëri, të sigurta

Fullani: Bankat greke në Shqipëri, të sigurta

Në Tiranë guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani tha sot se zhvillimet në ekonominë e Greqisë fqinje po ndiqen me kujdes dhe garantoi se institutet bankare greke në Shqipëri janë me tregues më të lartë se normat europiane.

Guvernatori Fullani i cili doli përpara mediave në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së Bankës tha se megjithatë, situata në Greqi, mund të ketë efekte në procesin e emetimit të eurobondit 400 milion eurosh të qeverisë shqiptare. Në një process të tillë vlerësohen të gjithë elementët e rriskut e natyrisht përfshihet edhe situate në vendet fqinje, shpjegoi guvernatori.

Duke folur më pas për gjendjen e ekonomisë shqiptare Zoti Fullani tha se edhe gjatë muajve të parë të këtij viti ecuria vlerësohet e ngadaltë. Lidhur me ngushtimin e deficitit në sektorin e jashtëm për shkak të rritjes së eksporteve dhe uljes së importeve, ai shpjegoi se është një zhvillim inkurajues porse qëndrueshmëria afatgjatë kërkon reforma strukturore. Guvernatori tha gjithashtu se kreditimi I ekonomisë vazhdon të mbetet në nivele të ulta.

XS
SM
MD
LG