Lidhje

Vihet në përdorim me sukses akseleratori më i madh në botë


Shkencëtarët evropianë thanë se kanë arritur të venë në përdorim me sukses akseleratorin më të madh në botë për të përplasur protonet me njëri tjetrin me një forcë tre herë më të madhe se ç'është bërë më parë.

Eksperimenti synon të rikrijojë kushte të përafërta me ato të Big Bengut, shpërthimi teorik për të cilin shkencëtarët besojnë se krijoi universin.

Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore CERN e quajtën rezultatin e sotëm fillimin e një epoke të re në shkencë.

Pas zgjidhjes së disa problemeve teknike, eksperimenti i sotëm i përplasi protonet me njëri tjetrin thuajse me shpejtësinë e dritës.

Drejtuesit e projektit thonë janë simuluar kushtet e miliarda vjetëve më parë, një të triliontën e sekondës pas Big Bengut.

XS
SM
MD
LG